VIDEO / “Më la burri dhe më shitën shtëpinë”, në protestë nis edhe ‘qarja e halleve’ familjare
Fjalimet në protestë kanë sjellë një tjetër moment të pazakontë, këtë herë nga një protestuese që e lidhi praninë e saj në shesh me një hall personal. “Jam këtu se kam një hall të madh. Më ka lënë burri për gjëra koti”, u shpreh ajo, duke shtuar më pas se i është vjedhur shtëpia në Korçë dhe se i është shitur shtëpia e prindërve. Protestuesja u ankua gjithashtu se nuk i jepet e drejta e fjalës për të treguar problemin e saj publikisht. Deklarata e saj u bë gjatë fjalimeve në protestë, ku krahas thirrjeve politike, herë pas here janë shfaqur edhe “shqetësime” personale të qytetarëve.
Burimi:
javanews.al