VIDEO/ Haçkaj nga protesta: Rama ka rënë moralisht, tani duhet të bjerë edhe realisht

VIDEO/ Haçkaj nga protesta: Rama ka rënë moralisht, tani duhet të bjerë edhe realisht

Aktivisti i diasporës, Florian Haçkaj, ishte i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në SYRI TV, ku komentoi protestat qytetare dhe angazhimin e diasporës në mbështetje të tyre. Haçkaj theksoi se protesta duhet të vazhdojë me vendosmëri, pavarësisht përpjekjeve për ta minimizuar pjesëmarrjen. Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë tek numri i protestuesve, por tek fakti se protestat kanë hyrë në ditën e 45-të, një situatë e paprecedentë në historinë e Shqipërisë. Duke sjellë në vëmendje përvojën e tij në Zvicër, ai tregoi se ka bashkëorganizuar protesta në Zyrih, Bern dhe qytete të tjera, duke nënvizuar se numri i pjesëmarrësve nuk duhet të jetë arsye për demotivim. Aktivisti i diasporës akuzoi gjithashtu drejtuesit e mazhorancës se janë shkëputur nga realiteti i qytetarëve...