VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga podiumi i protestës

Gjatë fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, një prej përfaqësuesve më të zëshëm të saj në shesh, e cilësoi pjesëmarrjen në koncert si një veprim për të cilin qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi penale, në rast se “Shqipëria e Re” merr pushtetin. “Na kanë bërë një super nder sot ata që kanë shkuar te koncerti i Kanye West, sepse do t’ua marrim listën e emrave dhe, kur të vijë Shqipëria e lirë, do të bëjmë një ligj që do ta quajmë ‘ligji i sufllaqes’ dhe do t’i dënojmë të gjithë me nga një vit burg”, deklaroi ai. Deklarata e bërë nga podiumi i protestës shkon përtej thirrjeve për bojkot, duke kërkuar hapur identifikimin dhe burgosjen e personave për shkak të pjesëmarrjes në një aktivitet muzikor. Folësi nuk...