VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

VIDEO / Dallimet PS-PD për bashkitë, krahasimi me dy hartat për çdo qark

Tensionet e vitit 2014 mes PS-së dhe PD-së mbi ndarjen e bashkive në vend janë rikthyer sërish. Në ndarjen e re, mazhoranca synon që në zgjedhjet vendore gara të zhvillohet me përballjen e 46 kandidatëve, ndërsa opozita shtrihet në 100. Palët bien dakord për të mos pasur komuna, të cilat u hoqën 12 vite më parë, por rikthehen disa prej emrave që kanë pasur më parë të zgjedhur me votë. Në Shkodër, mazhoranca synon shkrirjen e Fushë-Arrëzit. Por opozita jo vetëm të mos preket, por shton edhe ish-komunën e Velipojës dhe fshatrat Drisht, Koplik dhe zona të tjera të rikthehen si bashki. Në Lezhë, socialistët nuk parashikojnë ndryshime, por demokratët kërkojnë shtimin e 5 bashkive. Bregu i Matës, Zadrima, Rubiku, Oroshi dhe Mamurrasi kërkohen të...