VIDEO/ Andoni: Samiti i NATO-s nuk varet nga Rama, Shqipëria s’ka as infrastrukturën dhe as logjistikën

VIDEO/ Andoni: Samiti i NATO-s nuk varet nga Rama, Shqipëria s’ka as infrastrukturën dhe as logjistikën

Analisti Ben Andoni, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka komentuar diskutimet për mundësinë e zhvillimit të një samiti të NATO-s në Tiranë, duke theksuar se vendimmarrja nuk është në dorën e qeverisë shqiptare, por të strukturave të Aleancës. Sipas Andonit, debati publik po shmang çështjen thelbësore të samitit, ndërsa vëmendja po zhvendoset drejt temave të tjera. Analisti kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, trajtohen aktivitetet ndërkombëtare nga qeveria shqiptare. Sipas Andonit, samitet e NATO-s nuk organizohen për qëllime ceremoniale, por për të marrë vendime konkrete mbi sfidat e sigurisë. Analisti nënvizoi se, edhe nëse Tirana përzgjidhet si mikpritëse, organizimi praktik do të mbetet kryesisht në dorën e strukturave të NATO-s. ‘Pjesën më të madhe të...