Video/ “A pranon të martohesh me të?”, Rama ndan pamjet nga Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel: Do jemi anëtarë në këtë familje brenda kësaj dekade
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbledhja me kabinetin e tij qeverisës përpara Konferencës Ndërqeveritare. “Që ne pranojmë do e themi tani. A pranon të martohesh me të? Po, unë pranoj”, shprehet Rama me batuta në mbledhjen me kabinetin e tij para nisjes së Konferencës. Më pas video vijon me takimin e tij me Marta Kos dhe zëvendësministren për Çështjet Europiane të Qipros Marilena Raouna, ku Kryeministri u shpreh se ka besim se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së brenda kësaj dekade. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv