“Vepruan vetëm kur u erdhi halli në oborrin e vet”/  Beçi për arrestimet: Prangosen njerëz sipas fushatave të qeverisë

“Vepruan vetëm kur u erdhi halli në oborrin e vet”/ Beçi për arrestimet: Prangosen njerëz sipas fushatave të qeverisë

Ish-prokurori Eugen Beçi ka kritikuar mënyrën se si zbatohen masat e sigurisë në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke deklaruar se “arrestimet spektakël” janë kthyer në një praktikë shqetësuese. I ftuar në nje emision televiziv Beçi u shpreh se gjykatat shpesh nuk individualizojnë masat e sigurisë dhe nuk analizojnë rrezikun real për çdo person të ndaluar. Sipas tij, në shumë raste qytetarët ndëshkohen në mënyrë të njëjtë, pa dallim, sidomos kur zhvillohen fushata të caktuara nga institucionet ekzekutive. “Drejtësia shqiptare është ndikuar nga kultura e arrestimeve spektakël. Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm gjithashtu, është ndëshkuar qytetari i thjeshtë. Ka masa sigurie që lihen në fuqi nga gjykata dhe nuk ka individualizim të veprimeve dhe rrezikut pse duhet të jetë personi në arrest me burg dhe jo...