Vengu takon studentët shqiptarë në Tetovë, mbështet protestat për provimet në gjuhën shqipe
Deputeti Piro Vengu ka takuar ditën e sotme studentët e universiteteve të Tetovës, të cilët prej muajsh protestojnë për kryerjen e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe. Ish-ministri i Mbrojtjes përgëzon studentët dhe shprehet se një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë. “Takimi me studentët shqiptarë të tre universiteteve të Tetovës ishte një moment që të rikthen besimin tek e ardhmja. Plot dinjitet, kurajë dhe qytetari ata ngrenë zërin prej muajsh, jo vetëm për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer kauzën e tyre në një çështje të madhe të drejtash europiane për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me...
Burimi:
javanews.al