“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë prezantimit të disa ndryshimeve në ligjin për “Turizmin” në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, publikoi një dokument i cili tregon se vendimet për zhvillimet në zonën e Vlorës janë miratuar nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha. Balla deklaroi se vendimi për gjurmën e Aeroportit të Vlorës, si edhe ai që përcakton Nartën dhe Zvërnecin si zona me potencial për zhvillim turistik, mban firmën e Sali Berishës në cilësinë e kryetarit të KRRTRSH-së në vitin 2009. “Po ju bëj publike se kush i ka firmosur vendimet për aeroportin e Vlorës edhe për zonën ndërtimore zhvillimore turistike në Zvërnec. Personi quhet Sali Berisha. Ja ku e keni,” u shpreh Balla.