Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

Vendimet e Qeverisë/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

Shqipëria do të krijojë për herë të parë një Institut Kombëtar të Tumoreve, të ndërtuar sipas modeleve më të mira europiane, me referencë Institutin Kombëtar të Tumoreve të Milanos. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së Qeverisë. Sipas saj, instituti do të funksionojë mbi tre shtylla kryesore: shërbimin klinik, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Fusha klinike do të përfshijë shërbimet e kirurgjisë onkologjike, kimioterapisë dhe radioterapisë, ndërsa në kuadër të institutit do të krijohet edhe një njësi e posaçme për studimet klinike, e para e këtij lloji në vend. Ministrja theksoi se kjo do t’u japë pacientëve shqiptarë mundësinë të marrin pjesë në studime klinike ndërkombëtare, duke siguruar akses në trajtime dhe barna inovative. “Shqipëria për herë të parë...