Vendimet e qeverisë, ministrat Malaj dhe Ibrahimaj: Gati operimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe kreditë e buta për bizneset
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrat dolën para gazetarëve për të raportuar në lidhje me vendimet ligjore të marra. Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se është në fazat e fundit hapja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një projekt i nisur që nga viti i shkuar. “Patëm një prezantim nga drejtimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Ky insititucion është ndërtuar me një kapital prej 100 milionë euro dhe do të ketë kapital maksimal financimi deri në 1 miliardë euro. Ndër sektorët kryesore që pritet të financohen janë bujqësia, digjitalizimi, ndërtimi i veprave infrastrukturore me rëndëi, etj. Do të financojë ato institucione që nuk kanë akses në financa. Rruga ndërtohet nga privati, të gjitha shpenzimet janë të tijat dhe kur mbaron kontrata e koncesionit, rruga...
Burimi:
top-channel.tv