‘Vendi kontrollohet nga kartelet e krimi i organizuar’, Alizoti: S’integrohemi me propagandë, siç bën Rama!

‘Vendi kontrollohet nga kartelet e krimi i organizuar’, Alizoti: S’integrohemi me propagandë, siç bën Rama!

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian që ka hasur në pengesa serioze nga një serë vendesh të BE, që nuk janë thjesht teknike, por thelbësore dhe lidhen me vetë funksionimin e demokracisë në vend. I ftuar në edicionin e orës 19:00 në Syri Tv nën moderimin e Armela Ferkos, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Tomorr Alizoti tha se anëtarësimi në klubin evropian nuk arrihet me "premtime, recitime parlamentare apo propagandë televizive", por me përvetësimin e vlerave themelore demokratike. Alizoti thekson se kriteret themelore të anëtarësimit, si ato të Kopenhagës, kërkojnë që një vend kandidat të jetë një demokraci funksionale, me një treg të lirë dhe një shtet të së drejtës, ndërsa Shqipëria paraqet sfida serioze. Për ligjvënësin demokrat, edhe pas më shumë se...