“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim të një qytetari lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se 3 javësh në Tiranë, duke e shoqëruar me një koment personal, ku thekson se nuk e njeh autorin, por e ka shpërndarë për përmbajtjen e tij. “Vendi i flamingove apo vendi i shqiponjave” është postimi i qytetarit dhe që është shpërndarë nga Rama, ku trajtohen reflektime mbi shoqërinë shqiptare, protestat dhe ritmin e zhvillimit të vendit. Në tekst, autori përshkruan protestat në Tiranë si paqësore dhe kreative, duke i interpretuar jo si revoltë politike të drejtpërdrejtë, por si një shprehje emocionale e shoqërisë ndaj ndryshimeve të shpejta. Qytetari thotë se Shqipëria, sipas tij, duhet të ecë përpara dhe të përballet me tranzicionin...
Burimi:
javanews.al