“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm
Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate nga ndikimi i jashtëm, kërcënimet hibride, manipulimin e informacionit dhe dezinformimin, sidomos gjatë zgjedhjeve. Sipas Kos, në fillim të vitit 2027 do të nisë funksionimin një qendër për Rezistencë Demokratike, e cila do të mbulojë gjashtë shtetet ballkanike nga sabotimi i rrugës së integrimit. “Shtetet kandidate po sulmohen thjesht sepse kanë zgjedhur integrimin në BE dhe demokracinë. Atyre po u ofrohet ndërtimi i kapaciteteve për të përforcuar qëndrueshmërinë e tyre ndaj kërcënimeve hibride, duke përfshirë manipulimin e informacionit. Ne punojmë për lançimin në fillim të vitit 2027 të një qendre për Rezistencë Demokratike që mbulon gjashtë shtetet ballkanike, nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale në proceset zgjedhore e deri te...
Burimi:
javanews.al