Veliaj “shfrytëzon” dhe minutat e fundit, shkon të vizitojë edhe njëherë të birin e porsalindur
Para se të përfundojë leja 48-orëshe e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të vizituar nga afër bashkëshorten dhe djalin e tij të porsalindur, Erion Veliaj është rikthyer paraditen e sotme në maternitetin “Koço Gliozheni”. Kryebashkiaku ka qenë gjatë gjithë kohës nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve, teksa mësohet se ish-deputeti dhe aktualisht anëtari i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Halit Vlateri është parë sot në oborrin e maternitetit, ndërsa ka pasur edhe miq të tjerë të Veliajt që e kanë vizituar në këto dy ditë, një prej tyre edhe Gazmet Paja. Kujtojmë se kryebashkiaku i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, ka lënë për herë të parë qelinë për dy ditë, pas një leje 48 orëshe të miratuar nga SPAK,...
Burimi:
ntv.al