Veliaj-KLP: Kërkesa për Ols Dadon nuk u shqyrtua nga Këshilli

Veliaj-KLP: Kërkesa për Ols Dadon nuk u shqyrtua nga Këshilli

Avokati i Erion Veliajt i ka paraqitur një kërkesë informacioni Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado dhe për përfundimin e statusit të tij si magjistrat. Sipas shkresës së paraqitur nga Plarent Ndreca, kërkesa e dorëzuar në shkurt të vitit të shkuar lidhur me dekretin për Dadon, nuk është shqyrtuar nga i gjithë organi i KLP, por vetëm nga nënkryetari Erind Gërmenji. Veliaj pyet KLP-në nëse ka dijeni për këtë. Në kërkesë thuhet se në mars të vitit të shkuar, Veliaj dhe avokatët janë informuar se “KLP shqyrtoi kërkesën tonë”, por më vonë ka rezultuar ndryshe. “Ndodhur në këto kushte, kërkojmë nga ana juaj të na informoni nëse keni qenë në dijeni të faktit se z. Gërmenji ka marrë në shqyrtim dhe ka...