“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”, Monika Kryemadhi njofton nga SPAK ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”, Monika Kryemadhi njofton nga SPAK ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit

Ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit dhe kreut të PL, Ilir Meta. Sipas njoftimeve, ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në Çepan të Skraparit, në përputhje me amanetin e tij. Monika Kryemadhi, në paraqitjen e saj në SPAK, në zbatim të masës së caktuar ndaj saj, ka njoftuar gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit të saj. “Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? E prandaj jam pak kështu…”, tha ajo para gazetarëve. Po ashtu, është raportuar se Drejtoria e Burgjeve ka pranuar kërkesën për shoqërimin e Ilir Metës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit. /vizionplus.tv