Vasili për gjyqin ndaj Metës: Proces skandaloz, rikthim i mafiozitetit politik
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër lidhur me gjyqin ndaj Ilir Meta, duke e cilësuar atë si një proces të padrejtë dhe skandaloz. I ftuar në “Ditarin e Pasdites” nga Pandi Gjata në A2 CNN, Vasili u shpreh se janë bërë publike një sërë faktesh që, sipas tij, nuk kanë lidhje me një proces normal gjyqësor. Ai përmendi edhe materialet e publikuara nga sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Sipas tij, në këtë çështje po evidentohen shkelje të rënda dhe një trajtim i padrejtë ndaj Metës, përfshirë edhe mënyrën e izolimit. “Sa i takon gjyqit të zotit Meta, ju keni parë qindra fakte të parashtruara edhe të bëra publike. Shohim vërtet gjëra, monstruozitete që nuk kanë lidhje as...
Burimi:
javanews.al