‘Vasali më i shpifur, armik i egër i procesit të integrimit’, Peleshi i ndërpret fjalën Berishës: Mos tejkaloni etikën

‘Vasali më i shpifur, armik i egër i procesit të integrimit’, Peleshi i ndërpret fjalën Berishës: Mos tejkaloni etikën

Duke iu drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, Sali Berisha e quajti “vasalin më të shpifur të Edi Ramës” dhe “armik të egër” të Kushtetutës dhe procesit të integrimit. Gjuha e tij mori përgjigje nga kryetari i parlamentit që i ndërpreu fjalën dhe i tha të mos tejkalojë etikën parlamentare, në të kundërt do të marrë masat. Sali Berisha: Do të mbetesh në historinë e këtij vendi si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve. Si armik i egër i procesit të integrimit të Shqipërisë. Ka 1 muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjeve që KE kërkon të anulohen dhe amendohen të cilat protesta më e fuqishme pas viteve ’90 kërkon të anulohen...