Vangjeli: Nga propaganda e satelitëve te kamerat milionëshe, Rama duhet të japë llogari ku shkojnë të dhënat dhe paratë
I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në Syri Tv, analisti Lorenc Vangjeli kritikoi mungesën e transparencës së qeverisë për projektin e kamerave inteligjente, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e të dhënave të qytetarëve dhe përdorimin e tyre. Vangjeli deklaroi se shqiptarët nuk e dinë se ku do të ruhen të dhënat dhe kush mund të ketë akses mbi to, ndërsa theksoi se, nëse është e vërtetë se kamerat kushtojnë gjashtë herë më shumë se çmimi i tregut, atëherë një ditë do të duhet të jepet llogari për procedurat dhe paratë e shpenzuara. Pjesë nga intervista: Shiko, fillimisht, dhe për t'i dhënë një farë humori, në fakt ka një gjë pozitive që në krye të herës, sepse kjo ide ka zbritur me këmbë në tokë ose,...
Burimi:
syri.net