Vangjeli: Mbyllja e 5 qendrave paraburgimi, rast dramatik. Pasanikët të mendojnë për një investim në burgje
Analisti Lorenc Vangjeli duke folur në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 ka vënë në pah gjendjen e sistemit penitenciar shqiptar, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme strukturore. Sipas Vangjelit, një nga rekomandimet më dramatike të institucionit të Avokatit të Popullit është mbyllja e pesë qendrave të paraburgimit për shkak të kushteve të pamjaftueshme dhe objekteve të degraduara. Vangjeli theksoi se rinovimet e pjesshme nuk mjaftojnë. Ai sugjeron që ligjvënësit të shikojnë seriozisht ndërtimin e burgjeve me standarde evropiane reale. “Një nga hapat kryesorë që duhet të bëhet është këtu dhe një nga gjetjet dhe rekomandim që është dramatik, i thënë nga një institucion si Avokati i Popullit është mbyllja e 5 qendrave të paraburgimit për shkak të kushteve të pamjaftueshme, për shkak...
Burimi:
javanews.al