“Urrejtje e madhe për Veliajn”, zyrtari socialist: Po i bëhet gjyq publik edhe pse është i pafajshëm
Urrejtje e madhe dhe gjyq publik ndaj Erjon Veliajt. Kështu e shikon situatën e kryebashkiakut të Tiranës, këshilltari i PS-së Alfred Muharremi, sipas të cilit po cenohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Duke dolur në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, pas vendimit të Gjykatës së lartë për Veliajn, ai e krahasoi të gjithë këtë situatë me gjyqet popullore të komunizmit ku, sipas tij, opinioni publik ndikonte më shumë se vendimi i drejtësisë. “Dua të hyj më shumë nga ana politike dhe nga ana njerëzore që ka bërë çdo qytetar të këtij vendi që të mbushet me një urrejtje. Më duket sikur kemi kthyer kohën pas të komunizmit, kur gjyqet publike dhe gjyqet popullore ishin shumë të rëndësishme dhe nëse ti je...
Burimi:
javanews.al