‘Uragani’ i qytetarëve vërshon në rrugët e Tiranës, rikthehen nga ‘Unaza’ në qendër: Edi Rama ka mbaru…

‘Uragani’ i qytetarëve vërshon në rrugët e Tiranës, rikthehen nga ‘Unaza’ në qendër: Edi Rama ka mbaru…

Marshimi historik rrugëve të Tiranës po vijon me një varg kilometrik qytetarësh që hedhin thirrje, parulla kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama edhe në ditën e 14-të të revoltës. Pas fjalimeve para kryeministrisë ka nisur marshimi tradicional nga bulevardi tek Bashkia, Kuvendi dhe më tej “Rruga e Elbasanit” dhe më tej “Ali Demi”, “Policia e Shtetit”, zona e “Brrylit”, “Rruga Bardhyl”. Më tej duke ndjekur itinerarin e “Unazës”, deri te QSUT “Nënë Tereza” protestuesit ndoqën itinerarin drejt “Medresesë” duke pushtuar edhe një tjerë rrugë me tubimin paqësor. Pastaj u kthyen drejt “Rrugës së Dibrës” për të dalë drejt qendrës së Tiranës me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve”, “Shqipëri etnike”, dhe “Rama jepe dorëheqjen”. Nga aty kanë dalë te “9-Katëshet” për t’u rikthyer aty...