“Unë edhe po të them që jam i pavarur, s’ma beson kush”/ Braçe për Marjana Koçekun: Ajo e ka të lehtë të largohet…

“Unë edhe po të them që jam i pavarur, s’ma beson kush”/ Braçe për Marjana Koçekun: Ajo e ka të lehtë të largohet…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u ndal te largimi i Marjana Koçekut nga PS. I ftuar në një studio televizive Braçe u shpreh se ajo e ka të lehtë të largohet, ndërsa për veten e tij, tha edhe nëse del i pavarur, nuk do e besojë njeri. “Nuk është çështje dyshimi. Unë edhe sikur të them që jam i pavarur, nuk ma beson kush, se unë kam që nga themelimi i PS në PS. Dalja ime e pavarur do ishte e pavlerë. Unë për sa kohë jam në Kuvend dhe bëj deputetin, nuk kam arsye pse ta jap dorëheqjen. Unë e kam vendin ku mund t’i bëj të gjitha. Sa kohë unë e kam këtë mundësi, s’kam pse të dal në protestë. Duket banale...