Ultimatum nga Kryeinspektori: Gjoba të rënda për ndotësit e mjedisit
Me nisjen e sezonit turistik veror dhe rritjen e numrit të vizitorëve në qarkun e Beratit, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të jenë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë ushqimore, higjienën dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjatë një takimi me drejtuesit e inspektorateve rajonale të qarkut, Sula kërkoi koordinim maksimal mes institucioneve, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj çdo subjekti që ndot mjedisin. “Të gjitha institucionet të vihen në gatishmëri të plotë, për të shmangur çdo problematikë që mund të haset gjatë sezonit veror turistik. Për çdo subjekt që ndot lumin apo mjedisin do ketë gjoba”. Kryeinspektori ndaloi veçanërisht te roli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke kërkuar shtimin e kontrolleve në subjektet që ofrojnë...
Burimi:
ntv.al