U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Do t’i drejtohem Gjykatës së Tiranës për pezullimin e procesit zgjedhor, SPAK-ut për hetim
Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj. Sela ka shkruar se njoftimin për skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, teksa e konsideron të papranueshme. Ajo shton se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së. “Unë, Mereme Sela, kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njoftoj opinionin publik se zgjedhjet për kryetar dhe procedurat përkatëse po manipulohen. Për këto arsye, vendosa: 1. T’i drejtohem Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pezullimin e procesit zgjedhor, si të paligjshëm, të padrejtë, të pabarabartë dhe në kundërshtim me statutin e PD-së, të miratuar nga Kuvendi dhe të njohur nga gjykata. 2. Ti drejtohem SPAK...
Burimi:
top-channel.tv