“U shit te Tom Doshi”/ Sherr brenda “Revolucionit Flamingo”, përplasen organizatorët, akuza për administrimin e mbi 10 mijë eurove

“U shit te Tom Doshi”/ Sherr brenda “Revolucionit Flamingo”, përplasen organizatorët, akuza për administrimin e mbi 10 mijë eurove

Detaje të reja janë mësuar për përplasjen fizike mes protestuesve të “Revolucionit Flamingo”, të regjistruar mbrëmjen e së dielës para Kryeministrisë. Pas publikimit të pamjeve nga konflikti, mësohet se në përleshje janë përfshirë persona të grupit të Visuar Dalipit, i njohur në rrjetet sociale si “Banka e Fundit”, dhe mbështetës të Gent Prognit. Sipas raportimeve, gjatë konfliktit është goditur edhe Agron Jemini, një prej pjesëmarrësve të rregullt në protestë, i njohur për valëvitjen e flamurit gjatë tubimeve. Pas ngjarjes ka reaguar influencerja Gerta Shino, mbështetëse e Visuar Dalipit, e cila ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar persona pranë grupit të Prognit se kanë sulmuar protestues që kishin kontribuar edhe financiarisht për organizimin e tubimeve. Shino ka ngritur gjithashtu akuza për mënyrën e administrimit të fondeve...