U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha:  Mirënjohje për të gjithë demokratët që më votëbesuan

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje për të gjithë demokratët që më votëbesuan

Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të referendumit në Partinë Demokratike, ku u rikonfirmua në krye të partisë. Në deklaratën e tij, Berisha falënderoi demokratët për mbështetjen dhe votëbesimin, duke e cilësuar procesin si një shprehje të standardit demokratik brenda partisë. “Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate e demokratë që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv në krye të Partisë Demokratike”, u shpreh Berisha. Ai pati gjithashtu një mesazh edhe për ata anëtarë që votuan kundër ose abstenuan, duke deklaruar se vota e tyre do të merret në konsideratë. “I garantoj se vota e tyre ndryshe, apo kundër, apo abstenim qoftë, do mbahet...