U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, reagon ish-sekretarja e PD, Jola Hysaj zbulon bisedën me Ramën
Jola Hysaj, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, ka reaguar pas emërimit në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar zyrtarisht detyrën e re. Përmes një reagimi, Hysaj zbuloi se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa tregon edhe mesazhin që, sipas saj, ka marrë prej tij. “Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: ‘Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela’”, shkruan Hysaj. Ish-zyrtarja e selisë blu thekson se mbetet demokrate, por shton se nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. “Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike”, shprehet ajo, ndërsa ka theksuar se spekulimet dhe teoritë konspirative...
Burimi:
sot.com.al