“U derdh gjak në zgjedhjet e ’96”,  Petro Koçi ngre akuza të rënda për Berishën: Kiço Londo u rrëmbye dhe u dhunua..

“U derdh gjak në zgjedhjet e ’96”, Petro Koçi ngre akuza të rënda për Berishën: Kiço Londo u rrëmbye dhe u dhunua..

Ditën e djeshme ishte 30 vjetori i masakrës së madhe zgjedhore të 26 majit 1996, ku pushteti i Presidentit të kohës, Sali Berisha, përmes dhunës siguroi votat për të vijuar qeverisjen e vendit deri në vitin 1997, kohë në të cilën nisi lufta civile pas skandalit me firmat piramidale, ç’ka do të sillte më pas edhe rrëzimin e PD-së. Ish-deputeti socialist Petro Koçi, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjeve të majit 1996, në nje studio televizive ka përshkruar momentet e tmerrshme që kaloi vendi gjatë asaj periudhe. Petro Koçi, duke e cilësuar pushtetin e kohës së Berishës një regjim fashist, deklaroi se u përdor dhunë dhe u derdh gjak, në mënyrë që PD të merrte fitoren në 26 maj 1996.Ish-deputeti ka treguar se komisionerët...