‘Turp për Shqipërinë’, ambasadorja e Izraelit shpërthen pas incidentit në protestën e Tiranës
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që “turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”. Në një postim në rrjetin social X, Peleg tha se akti cënon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminw krenare të tij “Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e...
Burimi:
sot.com.al