Turizmi në betejën e mbijetesës dhe roli shkatërrimtar i qeverisë së betonit Rama!

Turizmi në betejën e mbijetesës dhe roli shkatërrimtar i qeverisë së betonit Rama!

Nga Petrit Vasili   Qeveria që përbetohet për turizmin, betonon egërsisht vijën bregdetare dhe të gjitha zonat me potencial natyror të lartë. Po kjo qeveri e betonit, që shërben si lavatriçe pastrimi parash, bën propagandë të marrë me turizmin dhe shpërndan shifra mashtruese pa pushim, duke gënjyer thjesht veten. Rolin shkatërrimtar të saj qeveria kërkon ta fshehë me shpikje “armiqsh” të brendshëm e të jashtëm gjithfarësh, të cilat po dëmtojnë e shkatërrojnë turizmin shqiptar sipas gjoja një “komploti ndërkombëtar të mirëfilltë”. Përtej çmendurive, çështja shtrohet: A ka Shqipëria një industri turistike kombëtare? Realiteti tregon qartë se Shqipëria nuk ka aspak një industri turistike të mirëfilltë, por në të shumtën e herës improvizime private turistike infrastrukturore e shërbimesh të pa standardizuara në sfondin e një infrastrukture...