Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së! Berisha: Ishim në një marshim paqësor

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së! Berisha: Ishim në një marshim paqësor

Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike. Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, protestuesit janë nisur drejt selisë së PD-së. Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se kanë zhvilluar një marshim paqësor, teksa akuzon Policinë e Shtetit për provokim. “Ishim në një marshim paqësor. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Ne po bënim marshim miqësor. Edi Balluku dhe Lubi Rama në këtë tokë, nuk kanë vend nuk kanë pa shkuar para ligjit”, tha Berisha. /vizionplus.tv