“T’u hapim rrugën të rinjve”/ Rama para drejtuesve të PS: Partia duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe shtetit

“T’u hapim rrugën të rinjve”/ Rama para drejtuesve të PS: Partia duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe shtetit

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtues të Partisë Socialiste, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për protestat kundër qeverisë. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te roli i një force politike që ka qenë për një kohë të gjatë në pushtet, duke theksuar se kjo nuk duhet të përkthehet si pengesë për brezat e rinj apo forcat e reja politike. Sipas kryeministrit, hapja e rrugës për të rinjtë nuk lidhet vetëm me moshën, por edhe me mënyrën e të menduarit dhe qasjen ndaj qeverisjes. Ai deklaroi se forcat e reja nuk mund të konsiderohen automatikisht alternativa vetëm për faktin se nuk kanë qeverisur më parë. Rama u shpreh se objektivi i qeverisë mbetet...