Tritan Shehu: Rruga evropiane e Shqipërisë mbetet e mbyllur dhe kjo ne na dhemb shumë
Tritan Shehu u shpreh se mazhoranca po mban peng rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Ai akuzoi qeverinë se po mbron korrupsionin galopant dhe po pengon punën e SPAK-ut. Shehu paralajmëroi se çdo devijim nga implementimi i reformave thelbësore do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për vendin. Opozita, tha ai, nuk do të lejojë që interesat klienteliste të mbiçmohen mbi interesin kombëtar. Rruga drejt BE-së, theksoi Shehu, është e shenjtë dhe nuk mund të komprometohet nga qeverisja aktuale. Pjesë nga deklarata: Forca më integruese në Evropë, në Shqipëri, është padyshim Partia Demokratike. Jemi ne që jemi këtu që përfaqësojmë Partinë Demokratike. Jemi ne që, në dhjetorin e ’90-ës, kërkonim e duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Jemi ne ata që hapëm rrugët e integrimit, që...
Burimi:
ntv.al