Tri javë protestë, Berisha pas deklaratës së kryeministrit: Rama të largohet dhe të përballet me drejtësinë

Tri javë protestë, Berisha pas deklaratës së kryeministrit: Rama të largohet dhe të përballet me drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestën e zhvilluar nga qytetarët, duke e cilësuar atë si një moment që kreu i qeverisë po e përjeton si një “Vaterlo” politike. Në një videomesazh, Berisha tha se protesta masive para Kryeministrisë ishte një ngjarje historike dhe sipas tij përbën një goditje të fortë politike për qeverinë. Lideri i opozitës i bëri thirrje Ramës të largohet nga detyra dhe të përballet me drejtësinë. “Largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron”, deklaroi Berisha. Në podkastin e kësaj të diele, Rama përdori si metaforë personazhin Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit, për të folur mbi rrezikun e krijimit të bindjeve...