Tre lotë të rinj në dosje? Çfarë pritet t’i komunikohet Ballukut

Tre lotë të rinj në dosje? Çfarë pritet t’i komunikohet Ballukut

Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë këtë të premte ish-zv.kryeministres Belinda Balluku zgjatjen e hetimeve dhe akuzat e reja që lidhen me lotët 5, 6 dhe 7. Deri më tani, Balluku ishte marrë e pandehur për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe, ndërsa vendimi i GJKKO për zgjatjen e hetimeve me tre muaj i ka hapur rrugë vijimit të procedurave hetimore. Sipas burimeve, ish-zv.kryeministrja mund të mos paraqitet personalisht në SPAK, ndërsa në vend të saj pritet të jetë avokati mbrojtës Ardian Kalia. Ndërkohë, akuzat për këto çështje u janë komunikuar më herët edhe ish-drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, si dhe Miranda Shkurtes. Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë e personave të përfshirë në procedurat...