Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllime familjes!
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domen të Shkodrës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit. Kreu i Shtetit u shpreh se është thellësisht i pikëlluar nga ngjarja e rëndë, ndërsa përcolli ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave.Lexo edhe :Related Posts “Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe”, shkruan Begaj
Burimi:
vizionplus.tv