Tjetër skandal në çështjen administrative “Dado”/ Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces, pjesë e të cilit ka qenë edhe vetë?!
Një zhvillim i ri i dalë gjatë gjykimit administrativ për pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado po kthen çështjen në një nga skandalet më të rënda institucionale të viteve të fundit në sistemin e drejtësisë. Dokumentet e administruara në proces tregojnë se në vitin 2008, në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë ku është kaluar kandidatura e Ols Dados për prokuror, ka qenë i pranishëm si përfaqësues i Presidentit të Republikës edhe Artur Metani, në atë kohë këshilltar juridik pranë Presidentit. Vite më vonë, kur Erion Veliaj ka paraqitur një ankim lidhur me ligjshmërinë e këtij emërimi, ky ankim është shqyrtuar dhe arkivuar pikërisht nga Artur Metani, tashmë në cilësinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Pra, i njëjti funksionar publik ka marrë...
Burimi:
javanews.al