“Tirana zyrtare në krah të Kievit”/ Ministri ukrainas publikon reagimin e Ferit Hoxhës, Sybiha: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë

“Tirana zyrtare në krah të Kievit”/ Ministri ukrainas publikon reagimin e Ferit Hoxhës, Sybiha: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka publikuar reagimin e ambasadorit shqiptar, Ferit Hoxha, duke vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë ndaj zhvillimeve të fundit. Përmes një mesazhi publik, Sybiha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë, duke theksuar se kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve tregojnë shpërfilljen e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe. “Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”, thuhet në mesazhin e ministrit ukrainas. We appreciate Albania’s principled and strong stance. Threats against diplomats and civilians only further expose Russia’s disregard for peace efforts. Ukraine values...