Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Tirana gati për Kanye West, Rama: Janë shitur më shumë bileta se për finalen e Conference League

Koncerti i Kanye West, që do të mbahet në Tiranë, ka zgjuar interes të madh edhe jashtë Shqipërisë. Sipas kryeministrit Edi Rama, numri i biletave të blera nga shtetas të huaj për këtë event ka tejkaluar atë të finalen së Conference League, që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga stadiumi i ndërtuar posaçërisht për koncertin e 11 korrikut, duke bërë të ditur se përgatitjet kanë hyrë në fazën përfundimtare. “Mirëmëngjes, dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më...