“Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

“Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Në përfundim të protestës në Bulevard një ditë më parë, një grup protestuesish u ndalën edhe para selisë së Partisë Demokratike, ku hodhën parrulla si “opozitë e shitur”. Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri akuzoi Redi Muçin dhe Lëvizjen Bashkë për organizimin e protestave para selisë së demokratëve.   Gent Strazimiri: Tani dy fjalë për të gjithë dashnorët e flamengove dhe pelikanit kaçurrel. Ti, Lenini… nuk mund të të dhimbset pelikani kaçurrel dhe flamengo ditën kur këta kanë nxjerrë fonde me terapi për të ndryshuar seksin e fëmijëve tanë. Me taksat tona, që të dhimbsen aq shumë. Atë sheshin që e ke plot aty, 60-70% e ke demokratë. “Rama dhe Berisha njësoj në burg” ke nxjerrë dje një pankartë dhe...