Zjarri në Krujë/ Rama ndan mesazhin e emigrantit: U bë gjithçka që mund të bëhej

Zjarri në Krujë/ Rama ndan mesazhin e emigrantit: U bë gjithçka që mund të bëhej

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zjarreve që prekën Krujën dhe zona të tjera gjatë ditëve të fundit, duke falënderuar pilotët e Forcës Ajrore, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe Policinë për angazhimin në operacionet e shuarjes. Në një postim në Facebook, Rama tha se aktualisht një vatër e izoluar vijon të jetë aktive në majën e Malit të Krujës, ndërsa pjesa tjetër e situatës paraqitet nën kontroll. Kryeministri publikoi gjithashtu mesazhin e një emigranti nga Kruja, i cili jeton prej 30 vitesh në Belgjikë dhe shprehu vlerësimin e tij për ndërhyrjen e forcave gjatë zjarrit. Në reagimin e tij, Rama përmendi angazhimin e strukturave të emergjencës në Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, ku gjatë ditëve të fundit janë raportuar vatra zjarri. Sipas autoriteteve, ndërhyrja në...