“Ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku”, replika mes Berishës dhe Spiropalit në Kuvend. Deputetja e PS: Je denoncuesi dhe garantuesi i madh i sistemit

“Ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku”, replika mes Berishës dhe Spiropalit në Kuvend. Deputetja e PS: Je denoncuesi dhe garantuesi i madh i sistemit

Në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, pati një përplasje mes liderit të PD-së, Sali Berisha dhe deputetes socialiste, Elisa Spiropali. Lideri i PD u shpreh se Rama nuk e mbrojti Spiropalin, edhe pse kjo e fundit e quajti “Skënderbe”: “Ajo e quan pallosh i gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”. Nga ana tjetër, Spiropali iu përgjigj: “Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues...