“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendoi se protesta e së shtunës në Tiranë ishte organizuar prej tij dhe se në bulevard morën pjesë 500 mijë qytetarë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se në protestë kanë qenë të pranishëm militantë, deputetë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij, kanë marrë pjesë edhe në protestat e mëparshme të organizuara nga Berisha. Braçe akuzoi kreun demokrat se synon të marrë nën kontroll protestën dhe ta radikalizojë atë, duke shtuar se njerëzit e afërt me të po presin një sinjal për t’u rikthyer te skenarët e dhunshëm të së kaluarës. “Në emër të protestës po flasin shumë politikanë që dikur...