“Thikë pas shpine”/ Kryebashkiaku i Selenicës përplaset me PS për shkrirjen e Bashkisë

“Thikë pas shpine”/ Kryebashkiaku i Selenicës përplaset me PS për shkrirjen e Bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka reaguar ndaj propozimit për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Vlorën, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Bellaj ka kundërshtuar deklaratat e deputetit socialist Ardit Bido, i cili sipas tij ka pretenduar se banorët e Selenicës kanë kërkuar vetë bashkimin me Bashkinë e Vlorës. Kryebashkiaku e cilësoi këtë deklaratë si të pavërtetë dhe një goditje ndaj besimit të qytetarëve, duke thënë se askush nuk mund të flasë në emër të komunitetit pa marrë më parë mendimin e tij. “Për shumë banorë të Selenicës, kjo u përjetua si një thikë pas shpine, në një moment kur pritej mbështetje për interesat e zonës”, u shpreh Bellaj. Ai theksoi se...