“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas episodit të sotëm të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet të fshihet pas emrave të arkitektëve dhe studiove të huaja për të justifikuar atë që opozita e konsideron një grabitje të pasurive publike dhe private në Shqipëri. Në një video-mesazh, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si ‘një sulltan të një sulltanati të shekujve më parë’, që e trajton vendin si pronë personale. Sipas tij, publikimi i 523 projekteve ngre pikëpyetje të mëdha mbi burimin e financimeve për hartimin e tyre, ndërsa kërkoi që institucionet ndërkombëtare si Eurojust, Europol dhe Interpol të hetojnë pagesat e kryera. Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për konflikte...
Burimi:
opinion.al