The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Ramës – Arkitektët u paguna me 10 -fishin e tregut

The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Ramës – Arkitektët u paguna me 10 -fishin e tregut

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet. Nga Vladimir Karaj/  Kryeministri Edi Rama duke mikpritur arkitektët e huaj në edicionin e dytë të festivalit “Bukë dhe Zemër”. Foto kortezi: Këshilli i Ministrave. Në orën 10 të mbrëmjes së 1 majit 2024, arkitekti amerikan, Sam Chermayeff mori një telefonatë të pazakontë nga kolegu dhe miku i tij, Pablo Bofill. “Edi do të të telefonojë,” e njoftoi ai. Chermayeff, 45 vjeç, drejton një studio arkitekture me qendër në Berlin dhe Nju Jork dhe deri në atë kohë, nuk kishte menduar...