Tha se do bënte burg për Veliajn, Robert Ndrenika: Ishte metaforë! Nuk e di për çfarë akuzohet

Tha se do bënte burg për Veliajn, Robert Ndrenika: Ishte metaforë! Nuk e di për çfarë akuzohet

Tha se do bënte burg për Veliajn, Robert Ndrenika: Ishte metaforë! Nuk e di për çfarë akuzohet Deklarata e aktorit të madh Robert Ndrenika drejtuar kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, “Ç’të mbeti nga burgu do ta vazhdoj unë,” shkaktoi një stuhi reagimesh në opinionin publik. Në një intervistë telefonike në SYRI TV, aktori ka shpjeguar kuptimin e fjalëve të tij, duke e cilësuar si një “thënie të vjetër shkrimtarësh turq” dhe jo një mbështetje për akuzat e korrupsionit, për të cilat tha se nuk ishte në dijeni. Ngjarja ndodhi pak minuta para seancës gjyqësore të Veliajt, ku salla e gjyqit u shndërrua në një ambient pritjeje për mbështetësit e tij. Pas një përqafimi dhe një puthjeje në ballë, Ndrenika i tha kryebashkiakut fjalët që u...