Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!
Një protestues nga sheshi “Skënderbej” ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama gjatë muajit shtator. Ai tha se protestat, të cilat sipas tij vijojnë prej 83 ditësh, do të shoqërohen edhe me bllokime rrugësh. Gjatë protestës së zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej”, një qytetar deklaroi se aksioni opozitar dhe qytetar do të përshkallëzohet gjatë muajit shtator. Protestuesi kritikoi ashpër deputetët e Kuvendit, duke i cilësuar si “plehra” dhe duke i akuzuar se e kanë çuar vendin në një situatë të rëndë. Sipas tij, Shqipëria përballet me probleme të shumta në sektorë të rëndësishëm, ndërsa akuzoi pushtetin se merret me vjedhje dhe propagandë. Ai paralajmëroi se situata pritet të ndryshojë në shtator, kur, sipas tij, në protesta do të bashkohen më shumë...
Burimi:
javanews.al